Kukësi, kampion në mospagesën e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky urdhër i prefektit të Kukësit nuk është zbatuar nga gjithë administrata, edhe pse një pjesë e mirë e saj ka filluar të paguajë një pjesë të detyrimeve të prapambetura ndaj CEZ-it. Siç shihet edhe nga pamjet, në zyrat e kujdesit të klientit të CEZ-it, ku paguhen faturat e energjisë nuk hyn njeri, ndërsa pagesat nëpërmjet bankave thuajse nuk ekzistojnë. Ashtu si dhe rrethet e tjera , ndalesa në pagë e detyrimit për dritat shikohet si një masë pa bazë ligjore, por qeveria duket se nuk do tërhiqet këtë herë. Abdulla Domi, sekretar i prefekturës, thotë se rezultatet e grupit të task forcës ditët e fundit kanë qenë domethënëse Kukësi në fakt, mban vendin e fundit në listën për shlyerjen e detyrimeve ndaj "CEZ Shpërndarje" në gjithë vendin, ndërsa fenomeni i mospagësës nis që në fillimvitet '90-të. Moskompensimi i pronave dhe tokave të përmbytura nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978, gjendja e rënduar social-ekonomike, por dhe neglizhenca e shtetit, kanë bërë që sot nga konsumatorët familjarë të paguajnë vetëm 3.8 % e tyre. Pagesa për subjektet private është në masën 68% ndërsa debitorë të mëdhenj janë edhe institucionet shtetërore. Sipas Zyrës së Shërbimit Social, afro 70% e familjeve në rang qarku trajtohen me ndihmë ekonomike që në masën më të lartë është 8 mijë lekë në muaj dhe ndalesa e kësaj shumë për pagimin e faturës së energjisë elektrike do të çonte në një  konflikt social për shumë familje. Këtë argument ekonomik nxjerrin edhe banorë të ndryshëm, që justifikojnë sipas tyre borxhin ndaj CEZ-it, edhe pse askush prej tyre nuk është debitor p.sh. ndaj kompanive celulare apo atyre që ofrojnë shërbime televizive. Grupimi më i madh i debitorëve, tashmë njihen si të përmbyturit, që s'kanë ndërmend të shlyejnë faturat pa zgjidhur më parë problemin e dëmshpërblimit të pronave të tyre nën ujë.

Share This Video


Download

  
Report form