http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje grup trafikantesh të armëve, që dyshohet se kanë shitur armë e municione edhe për ekstremistët në Siri, është arrestuar gjatë pasditen e të premtes në Tiranë dhe Shijak. Operacioni i koduar me emrin ?Armëtari? u finalizua edhe me sekuestrimin e nje sasie automatikësh, pistoletash e municionesh, ndërkohe që katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet për këtë grup kriminal janë kryer nga prokuroria e krimeve të rënda. Pas sinjalizimeve që kishte marrë policia, dy prej anëtarëve të këtij rrjeti u vunë në vëzhgim për afro një muaj, duke sjellë zbulimin e bazës së trafikantëve që ishte në Shijak. Nga hetimet paraprake janë ngritur dyshime ët forta se pjesë të armatimeve janë çuar drejt Sirisë, si dhe u janë shitur edhe elementëve e grupeve kriminale në Shqipëri. Të gjitha armët e sekuestruara do ti nënshtrohen analizës në laboratorin e balistikës, për të parë nëse ato janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Personat e arrestuarSami Mema 44 vjeç ShijakArtan Aruçi 44 vjeç ShijakAlban Mançja 29 vjeç DurrësHergi Buli 18 vjeç ShijakFestim Mema 19 vjeç ShijakShkëlqim Varaku 44 vjeç ShijakÇlirim Xhaja 39 vjeç TiranëErvin Xhaja 28 vjeç TiranëU sekuestruan6 Kallashnikovë1 Pistoletë TT5 Pistoleta ?Miniblou?1 Automatik ?Skorpions? me silenciator5 Granata2 Armë gjahu ShotganNjë sasi e konsiderueshme fitili zjarr përcjellës dhe municione