Gramsh, vritet emigranti - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte kthyer prej pak kohësh në fshatin e tij Tërlovë të Gramshit, por nuk ka mundur të qëndrojë gjatë me familjarët, pasi u ekzekutua mbrëmjen e të premtes. Përparim Duzha 37-vjeç, i riatdhesuar nga Belgjika ku qëndronte prej disa vitesh si emigrant, u qëllua me armë zjarri pranë shtëpisë Nga plumbat e marrë është plagosur rëndë, por më pas ka humbur jetën teksa po transportohej për në spitalin rajonal të qytetit të Gramshit. Ende nuk janë të qarta motivet e kësaj vrasjeje ndërsa policia ka shoqëruar të dyshuarit e parë, një çift bashkëshortësh dhe dy vëllezër po nga i njëjti fshat. Mësohet se viktima ka pasur konflikt fizik disa ditë më parë duke e dhunuar çiftin, emrat e të cilëve policia nuk i ka bërë ende publik.

Share This Video


Download

  
Report form