Gramsh, shkrumbohet pallati trekatësh - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U deshëm pak minuta që ky pallat trekatësh në Gramsh, të përfshihej nga flakët e të shkrumbohej i tëri. 6 familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesat e tyre u shkrumbuan të tëra. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri, përveç dëmtimeve të lehta të disa banorëve, të cilët kanë tentuar të shuajnë flakët. Ndërsa dëmet janë te mëdha. Për te shuar flaket u angazhua i gjithë stafi i zjarrfikësve të Gramshit dhe në ndihmë shkuan dy zjarrfikëse nga Elbasani e një nga Librazhdi. Puna për fikjen e zjarrit ka qenë e vështirë, pasi çatia e këtij pallati ishte e amortizuar me trarë të vjetër. Sipas policisë, dyshohet se ky ka qenë edhe shkaku pse flaket u përhapen menjëherë. Në vendin e ngjarjes ka qenë kryetarja e Bashkisë, Luljeta Dollani, e cila ka ngritur një grup pune që është marrë me sistemimin e familjeve qe kane mbetur pa strehe. Njëkohësisht, po punohet për evidentimin e dëmeve për të parë mundësinë e kompensimit. Ende nuk ka një version zyrtar, por mendohet se shkak per zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Share This Video


Download

  
Report form