http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndërmend të heq dorë nga posti i kryeministrit, duke futur bllokun opozitar në një krizë të thelle që mund të sjellë dhe përçarjen përfundimtare te tij. Në një koment në rrjetin social Facebook, lideri i LDK-së Isa Mustafa, deklaron se momentet e reja imponojnë sjelle të reja, duke paralajmëruar ndryshim te paktit të qershorit.LDK mbetet konsekuente ndaj partnerëve, por po ashtu momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme. Këto dy ditë LDK do të mbaj takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që vendi ynë sa më shpejt të ketë institucionet e saja demokratike në harmoni të interesave të qytetarëve.Komentet e Mustafes paraprinë mbledhjen e kryesisë se LDK-se. Nga ana tjeter as lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk ka ndërmend të heq dorë nga ky post. Në qëndrimet e mëparshme ai ka thënë se palët duhet t?i qëndrojnë marrëveshjes së 10 qershorit. Kriza mes partive opozitare lindi pas vendimit per te votuar kandidatin e PDK-se si kryetar kuvendi, te cilin sipas marrëveshjes se qershorit do ta merrte Isa Mustafa.