http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festimet për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë kanë kulmuar mbrëmjen e së shtunës me koncertin e zhvilluar në Sheshin ?Nënë Tereza?. Koncerti që ka nisur që prej orës 20:00 ka mbledhur mijëra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, qe pavarësisht shiut qëndruan për ore me radhe ne Sheshin ?Nënë Tereza?. Fillimisht atmosfera është ndezur nga këngëtarët shqiptarë si Alban Skënderaj apo Elahaida Dani, që kanë kënduar hitet e tyre më të njohura. Më pas skenën e ka ndezur këngëtarja me famë botërore Jessie J. e cila vjen për herë të parë në Shqipëri posaçërisht për festimet e 70-vjetorit të çlirimit. Me hitet e saj të famshme botërore, Jessie J. Ka bërë që festimet për 70 vjetorin e Çlirimit të sjellin nje atmosfere te paharrueshme per qytetarët. Me herët pjese e festimeve ishte dhe çelja e nje ekspozite e titulluar ?Këndvështrime? ne hollin e kryeministrisë. Kjo ekspozite pasqyronte momente nga Lufta Nacional Çlirimtare si dhe nga koha e diktaturës. Me pas ne ambientet e jashtme te kryeministrisë dhe kuvendit, u shfaqen imazhe te fotove nga këto dy etapa te historisë.