http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre kompanitë qe prodhojnë, transmetojnë dhe shpërndajnë energjinë, kërkojnë rritje të çmimit deri në 12 lekë për kilovat/orë. Argumenti kryesor i tyre pranë Entit Rregullator, është shitja e energjisë nën kosto. Aktualisht, Enti me çmimet e miratuara ka llogaritur koston mes KESH-it, OST-së dhe OSHEE-së, në vlerën 7.85 leke per kilovat ore. KESH pretendon se në koston e tij, nuk janë llogaritur blerjet e energjisë nga hidrocentralet e vogla dhe huatë e ndryshme. Kjo e ka zhytur kompaninë në një borxh që arrin në 270 milionë euro. Edhe OST argumenton se çmimi duhet rritur per mirëmbajtjen e linjave dhe bashkë me Operatorin e Shpërndarjes, që ka probleme me faturimet, humbjet në rrjet dhe borxhet, këto kompani duan të ardhura shtesë. Shqiptaret sot janë me pagat me te vogla ne Europe, por ata paguajnë çmimin e energjisë thuajse njësoj si vendet e Ballkanit e me gjere. Grafiku tregon çmimin e energjisë në vendet e rajonit. Por ai ka vlere krahasimore vetëm per fashën e pare te çmimit, pasi mbi 300 kW, tarifa shkon ne 13. 5 leke, shumë më lart se vendet e tjera. Te tre kompanitë e mendojnë zgjidhjen e problemeve komplekse të mbartura ndër vite, tek rritja e çmimit: Mesatarisht ai mund të arrijë në 10 leke për kilovat orë, pas heqjes se fashes mbrojtëse. Kjo kosto do te përballohet nga konsumatori familjar dhe bizneset te cilët se bashku do te krijojnë te ardhura shtese për kompanitë me qellim rimëkëmbjen e tyre financiare.