Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë elektrike do ti nënshtrohet ristrukturimit. Administratori i OSHEE, Ardian Çela, bëri me dije se janë liruar nga detyra 11 drejtorë të drejtorive rajonale ndërsa ftoi të gjithë të interesuarit të aplikojnë për vendet vakante deri në datën 6 nëntor.Ndërkohë përsa i përket ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike kreu i OSHEE siguroi se nuk do të ketë rritje.
Shkarkohen 11 drejtues të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në rrethe.
Administratori i OSHEE, Ardian Çela, në një konferencë për mediat bëri me dije se do të ketë edhe një ndarje të shitjes dhe shpërndarjes për të përmirësuar përformancën.Çela ftoi të gjithë të interesuarit të aplikojnë deri në datën 6 nëntor.
Çela garantoi se nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/cela-oshee-nuk-do-te-kerkoje-rritje-cmimi-te-energjise-elektrike/