Ardian Fullani në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne dukje i qetë dhe i pashqetësuar, ish-Guvernatori Fullani mbërriti me një makinë luksoze mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Tiranës, ku u paraqit para prokurorit Ramadan Troci. Në këtë mënyrë, Fullani ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë e cila vendosi masën ?detyrim paraqitjeje?. E thënë ndryshe, ish-guvernatori duhet të hënën e parë të çdo muaji para Prokurorit që heton çështjen. Fullani qëndroi brenda organit të akuzës rreth një orë. Më pas, i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia, ai ka dalë duke mos preferuar të flasë, por vetëm të përshëndesë. Fullani akuzohet për shpërdorim të detyrës në skandalin e vjedhjes se 713 milionë lekëve në thesarin e shtetit. Por ai dyshohet gjithashtu si përgjegjës edhe për disa tendera të Bankës së Shqipërisë, në të cilat janë vënë re shkelje nga kontrolli i lartë i shtetit, e për të cilat tashmë po heton edhe Prokuroria.

Share This Video


Download

  
Report form