Kontrolli i doganave: Mashtrim masiv me karburantet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një pjesë e mirë e konsumatorëve mashtrohen në cilësinë e karburantit që blenë, dhe kjo del qartë edhe nga një aksion që ka zgjatur për 5 muaj nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. nga 1250 subjekte të kontrolluara, janë gjetur shkelje në 130 karburante pakice, të cilat përbëjnë 10% të këtyre bizneseve. doganat kanë nisur kontrollin në bashkëpunim me firmën Global Fuids, e cila bën shënjimin, (ngjyrosjen) e karburantit sipas cilësisë që kanë, por gjatë kontrollit kanë rezultuar shkelje edhe më të rënda se shmangja nga pagesa e taksave. - Në përzierjen e karburanteve të certifikuara nga Autoriteti Doganor me produkte të tjerë energjetikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor;- Në të gjitha rastet janë aplikuar detyrime të munguara në shumën 9,268,432 lekë;- Penalitete në total në masën 152,600,000 lekë;Sot që flasim tregu i karburanteve është jashtë kontrollit, kjo për arsye se jo vetëm që nuk reflektohet ulja e çmimit në atë të tregjeve botërore, por cilësia e naftës dhe benzinës është jashtë standardeve.

Share This Video


Download

  
Report form