http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tropoja ka qenë ndalesa e radhës për koordinatorin për ndihmë ligjore Erivin Salianji, i cili është njohur nga afër me situatën ekonomike të familjeve në këtë zonë. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët Salianji ka dëgjuar shqetësimet e banorëve lidhur me papunësinë, ndërprerjen e energjisë elektrike dhe dhunën e ushtruar nga policia. Sipas Partisë Demokratike shkaktari kryesor i kësaj gjendje është vetëm Edi Rama. Ky takim vjen pas turit të bashkëbisedimit që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pati me banorët e Dibrës disa ditë me parë.