Begaj, pozitive edhe në testin B - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Romela Begaj del pozitive edhe ne testin e dyte antidoping . 28-vjeçaria nuk kishte pranuar testin A te Agjencisë Antidoping, e cila e kishte gjetur pozitiv me substancën stanozolol ne kampionatin botëror te Kazakistanit ne Almaaty . Peshëngritësja e shpalli veten te pafajshme, ndërsa kërkoi te bënte vete testin B kundrejt një shume prej 2000 dollarësh ne Gjermani testin B nga Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut. Ditën e hënë ajo ju nënshtruar kontrollit, ndërsa edhe ne testin e dyte u gjet prani e substancës se ndaluar stanozolol. Begaj ishte pezulluar për momentin ne pritje te kryerjes se testit B, ndërsa tashme pas kësaj përgjigjeje dhe dëgjimit te versionit te saj ne apel rrezikon tashme nga 2 deri ne 4 vjet pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare. Por dënimi me i rende vjen nga Shqipëria ku Federata Shqiptare e Peshëngritjes ne asamblenë e fundit vendosen qe një sportist qe zbulohet me doping te përjashtohet përjetë. Dhe jo vetëm kaq pasi ka dhe një ligj për procedim penal. Romela Begaj kishte mare medaljen e arte duke u shpallur kampione bote ne Kampionatin Botëror te Peshëngritjes ne Kazakistan ne peshën 63 kg . Ndërkohë dy sportistet e tjerë Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku te cilët kane rezultuar edhe ata pozitiv me substancën stanozolol priten te marrin përgjigjet e testit B ne ditët e para te janarit te vitit te ardhshëm.

Share This Video


Download

  
Report form