Prekja nga kanceri, rastësore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të sëmuresh me kancer, në shumë raste është vetëm çështje e fatit të keq dhe jo e mënyrës së jetesës. Ky është përfundimi në mënyrë të përmbledhur i një kërkimi të kryer nga Shkolla e Mjekësisë, në universitetin prestigjioz Xhon Hopkins në SHBA. Studimi është publikuar në revistën e famshme ?Science? dhe është hartuar bazuar në modele matematike, duke analizuar 31 lloje të ndryshme tumoresh. Sipas shkencëtarëve, dy e treta e tumoreve shkaktohet nga mutacione gjenetike rastësore dhe nuk kanë të bëjnë me vese si për shembull tymosja e duhanit. Ndërsa pjesa tjetër e njerëzve që sëmuren, e kanë nga stili i jetës që bëjnë ose nga trashëgimia. Por mjekët e Xhon Hopkins paralajmërojnë se ky studim nuk e mohon faktin që vese si duhani, alkooli dhe të tjera, janë shkak për shumë sëmundje. Vetëm tymosja e duhanit shkakton 20 për qind të tumoreve te njerëzit, në shkallë globale.

Share This Video


Download

  
Report form