ARRSH për rrugët: Po rishikojmë kontratat me kompanitë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bllokimi i disa prej akseve kryesore ne vend do te ishte evituar nëse kompanitë e mirëmbajtjes se rrugëve do te kishin marre masa lidhur me depozitat e kripës. Këtë e ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Premçi. Ndërkohë nga ana tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika deklaron se kompanitë e mirëmbajtjes nuk kane respektuar kontratat. Sipas Dashamir Xhika janë katër kompani te cilat kane pasur për detyre mirëmbajtjen e akseve me te rëndësishme qe bllokohen nga dëbora ne periudhën e dimrit. Ndërkohë Drejtoria e Krimit Ekonomik ka arrestuar ditën e djeshme 4 zyrtare te rrugëve si përgjegjës për mos kriposjen e aksit kombëtar Qafe Thane - Pogradec, mes tyre 2 zyrtare te drejtorisë së rajonit juglindor, administratorin e kompanisë private ?RD-2?,si dhe nje punonjës te kësaj kompanie.

Share This Video


Download

  
Report form