Jo më kredi për kompanitë me dy bilance - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy institucionet kryesore si Ministria e Financave dhe Banka Qendrore zyrtarizuan qëndrimin për të luftuar informalitetin tek bizneset, duke shmangur dy bilancet. Nga një janari i 2018 çdo kredi e re që do të japin bankat e nivelit të dytë do të bazohet ne deklaratën tatimore, e cila ndikon direkt ne luftën ndaj informalitet.



Një nga shkaktarët e kredive me probleme janë edhe bilancet fiktive, ndaj dhe Guvernatori i bankës Genti Sejko mbështet ketë masë, e cila i vjen ne ndihmë sistemit bankar.



Aktualisht qeveria është fokusuar ne aksionin e saj antiinformaliteti tek biznesi i madh. Shmangja e dy bilanceve, si dhe monitorimit i pagave që ofrojnë kryesisht bizneset vip për punonjësit, do të jenë dy çështjet kryesore ku do te përqendrohen më së shumti kontrollet.

Share This Video


Download

  
Report form