PD akuza për korrupsion, PS: Zbatuam ligjin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kane shkëmbyer akuza ne lidhje me prishjet e ndërtesave ne fshatin Hudenisht. Deputeti demokrat Gjergji Papa ka deklaruar se shembja e pasurisë së 53 familjeve në Hudenisht, është bere vetëm për arsye klienteliste e korruptive të Edi Ramës.?Shtëpitë, hotelet, dhe pasuritë e qytetarëve, po prishen për t?i hapur rrugë investimit, fshatit turistik të kryetarit të Partisë Socialite për Pogradecin dhe deputetit të Edi Ramës, Ilir Xhakolli.Ja pra kush është e vërteta. Kemi këtu vendimin për dhënien në përdorim të tokës që i jep të drejtën deputetit të Edi Ramës për të ndërtuar një ambient per aktivitet turistik me sipërfaqe 45 mijë metra katrorë?.Por i menjëhershëm ka qene reagimi i Partisë Socialiste e cila nëpërmjet deputetes Blerina Gjylameti ka deklaruar se ndërtimet po prishen vetëm per ta kthyer hapësirën publike tek qytetaret.?Ndërtimet po prishen në bazë të legjislacionit, duke kryer të gjitha veprimet e shpronësimit ndaj pronarëve. Ndaj, qytetarët të jenë të sigurt, nuk ka asnjë pallat, asnjë fshat turistik, asnjë ndërtim, jo të ndonjë deputeti të maxhorancës, por të askujt, që do të ndërtohet aty ku INUK po prish ndërtimet që kanë zaptuar hapësirat publike?.Sipas mazhorances, PD po përdor te njëjtën filozofi mashtrimesh qe përdori edhe gjate 8 viteve kur ishte ne pushtet.

Share This Video


Download

  
Report form