Presidenti Nishani në Kapital - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani bashke me dënimin e akteve terroriste qe tronditen Francën përgjatë ditëve te fundit, ka garantuar qytetaret shqiptare se te gjitha institucionet e vendit janë ne gatishmëri per te përballuar situata te ngjashme edhe ne vendin tone. Gjate nje interviste ne emisionin ?Kapital? me gazetarin Aleksandër Furrxhi, kreu i shtetit ka pranuar se rreziku nga terrorizmi është prezent edhe ne Shqipëri. Ndërkohë qe ne lidhje me zhvillimet ne vend, presidenti Nishani ka sqaruar arsyet qe e shtynë te ktheje per rishqyrtim ligjin per Gjykatën e Larte. Për here te pare kreu i shtetit ka zbardhur edhe prapaskenat e ndryshimeve te realizuar ne këtë ligj dhe premtimin e përmbajtur te kryeministrit Edi Rama. Presidenti nuk e ka fshehur klimën e acaruar ne marrëdhëniet me maxhorancen, por ka pasur nje moment gjate vitit 2014 kur shumica dhe kreu i shtetit kane gjetur gjuhen e kompromisit. Ne konferencën e fundit për vitin 2014 kryeministri Edi Rama deklaroi se maxhoranca do ta votoje Gent Sejkon si Guvernator te Bankës se Shqipërisë, duke shënuar kështu te parin kompromis te rëndësishëm qe shumica arrin me Presidentin e Republikës.

Share This Video


Download

  
Report form