Ultimatum biznesit për sigurimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
80 milion dollarët të cilat biznesi privat ia ka borxh institutit të sigurimeve shoqërore duhet që të mblidhen deri në datën 15 shkurt, në të kundërt masat e penalizmit do të jenë drastike. ky është ultimatumi që Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj u ka vënë sipërmarrësve privatë të cilët kanë mashtruar punonjësit e tyre dhe nuk u kanë derdhur kontributet e pensionit. në një letër nisur sipërmarrësve debitorë Veliaj thotë: Prej datës 1 janar ka hyrë në fuqi reforma e pensioneve, ku pensionet llogariten si produkt i viteve të plota të punës me rrogën mesatare të gjithë jetës. drejtuesit e rinj të institucioneve shtetërore kanë nisur të paguajnë edhe detyrimet e 8 viteve të shkuara dhe brenda datës 15 shkurt ky rakordim do të përfundojë. por borxhi i buxhetorëve është sa 1/5 e detyrimit, pjesa tejtërështë nga ndërmarrjet private. ju risjell në vëmendje se mospagesa e kontributit është shkelje e rëndë administrative ndaj duhet se brenda datës 15 shkurt edhe ju të kryeni pagesat, fillimisht principalin e detyrimit. Por edhe sipërmarrja private është pro pagesës së kontributeve. për kreun e dhomës së tregtisë ky fenomen ka bërë që të vendosë biznesin në mjedisin e një konkurrence të pandershme. Veliaj paralajmëron në letrën e tij një aksion të gjerë për mbledhjen e detyrimeve duke nënkuptuar edhe sanksione të rënda për të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat dhe ligjet. Vetë Kreyminsitri Rama është shprehur se nëse nuk reformohet pagesa e rregullt e sigurimeve do të ketë masa penalizuese deri në burg për sipërmarrësit. ndërkohë që derdhja e plotë e kontributeve në bazë të pagës reale është një kusht i domosdoshëm për të marrë një pension në të ardhmen, pasi tashmë nuk merren në referencë tre vitet e fundit të punës, por mesatarja e të gjithave.

Share This Video


Download

  
Report form