http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk reshtin se kërkuari drejtësi punëtoret e kompanisë ?ARMO?. Edmond Cilingiri ka muaj qe nuk paguhet, ndërsa për sigurimet shoqërore as qe behet fjale. Statusi i paqarte i pronësisë se kompanisë, e cila ka kaluara ne disa duar pronaresh, si dhe indiferenca shtetërore janë burimi i problemeve te qindra punëtoreve. Punonjësit kane treguar peripecitë e kaluara, ndërsa si zgjidhje tashmë shohin vetëm grevën e urisë. Pak kohë më parë, një punonjës i rafinerie tentoi të hidhej nga kulla e oxhakut. Punëtoret thonë se edhe pse problematika u është përcjellë institucioneve përkatëse, asnjë prej tyre nuk ka reaguar. Ndërkohë vete kompania thotë se nuk ka asnjë detyrim ndaj tyre.