http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestohet kryetari i bashkisë se Vlorës Shpetim Gjika dhe drejtoresha e planifikimit te territorit Doriana Sula. Bashke me dy zyrtaret e larte, ne pranga ka rene edhe një biznesmen i ndërtimit Artur Haxhi. Gjykata vendosi te pranoje kërkesën e prokurorisë se Vlores dhe te vendose masën e arrestit me burg. Akuzat qe rendojnë mbi Shpetim Gjiken, Dorjana Sulen dhe biznesmenin janë falsifikim i dokumenteve, shpërdorim i detyrës, ndërtim i paligjshëm dhe veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës. Kryebashkiaku i Vlorës eshte arrestuar ne shtëpinë e tij ne Uje te Ftohte. Referuar njoftimit te Prokurorisë se Përgjithshme, mësohet se kryebashkiaku i Vlorës dhe dy te arrestuarit e tjerë kane falsifikuar dokumentet për lejen e një pallati 11-katesh. Sipas organit të akuzës, në mënyrë të përsëritur, kreu i bashkisë ka refuzuar të vërë në dispozicion protokollin e mbledhjeve të KRRT-për vitin 2011, ku dyshohet se ka nisur ndërtimi i paligjshëm. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, u mor i pandehur edhe një vit e gjysmë më parë për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen ?Pavarësia? dhe tjetrën në bulevardin qendror Vlorë - Skelë. Të pandehur përveç kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, ishin dhe Eleni Dardhaj, punonjëse ne Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Vlorë, dhe pronarët e truallit ku janë kryer ndërtimet e paligjshme.