http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka vizituar serish zonat e prekura nga përmbytja duke inspektuar veçanërisht funksionimin e zinxhirit te shpërndarjes se ndihmave për banoret. Ndalesën e pare, shefi i ekzekutivit e beri ne qendrën bazë te grumbullimit e të shpërndarjes së ndihmave ne autostradën Fier - Vlore, nga ku nisi shpërndarja e ndihmave sipas regjistrit te hartuar nga shtabi i emergjencës pranë Prefekturës.?Ashtu siç funksionon magazina qendrore për magazinimin e ndihmave të grumbulluara nga biznesi vendas dhe i huaj, si dhe ndihmat e Rezervave të Shtetit, po kështu funksionon edhe magazinimi në çdo qendër komune dhe çdo qendër fshati dhe me kryepleqtë dhe shtabet e vogla të emergjencës, në bashkëpunim e të mbështetura nga strukturat e ushtrisë dhe qendrës vullnetare, bëhet shpërndarja në çdo fshat dhe me listë konkrete, për të siguruar të gjithë mjetet e nevojshme për situatën e emergjencës.?Ndërkohë kryeministri kërkoi kujdes per te shmangur çdo abuzim me shpërndarjen e ndihmave.?Është me rëndësi themelore që organizmi i përgatitur me kaq kujdes dhe në detaje gjatë gjithë këtyre ditëve po kthehet në një operacion të suksesshëm, që do të thotë që çdo familje në nevojë të marrë pjesën që i takon. Regjistri i përgatitur nga Prefektura, në bashkëpunim me komunat dhe shtabin e emergjencës të respektohet dhe të mos ketë asnjë abuzim dhe asnjë shpërdorim të kohës, të mjeteve dhe të gjithë këtyre materialeve të grumbulluara, produkteve e me radhë,?Kryeministri i ka dhënë përgjigje edhe shqetësimit te banoreve per bazën ushqimore per bagëtitë.?Me rëndësi të veçantë që është që ushqimi i siguruar 100% për bagëtinë të shkojë në destinacion dhe të mos mungojë asnjë nga këto ditë, sepse kjo është vërtet e rëndësishme për të mos humbur më krerë. Nga ana tjetër, padyshim nuk diskutohet që është e dorës së parë nevoja morale për të përballuar me sukses operacionin, duke ju gjendur çdo familjeje dhe çdo individi që është prekur nga përmbytja, për të dhënë ndihmën e nevojshme në ushqime, në materiale të tjera dhe po ashtu, edhe në disa nga orenditë kryesore elektroshtëpiake, për të cilat, ne jemi përgatitur të japim atë që është humbur, pra, të bëjmë të gjithë zëvendësimet e nevojshme. Kjo nuk do të mbarojë sot?.Ndalesa tjeter e Kryeministrit Rama ka qene pika e shpërndarjes së ndihmave në Novoselë.?Dua të nënvizoj faktin se ne do ta shtrijmë këtë fazë deri kur të gjitha nevojat bazë të jenë të përmbushura në kohë dhe paralelisht, e përsëris edhe këtu, qeveria po bën të gjithë inventarin e dëmeve për t?u zhbërë në kohë lidhur me zëvendësimin e krerëve të humbur dhe lidhur me mbështetjen e atyre që kanë humbur prodhimin, apo një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së prodhimit dhe ku bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme.?Ndërkohë Luan Bregasi, kryetar i Shoqatës ?Biznes Albania? deklaroi se vetem te dielën në zonën e Novoselës kane mbërritur 1000 mijë pako me ushqime...