http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas katër vitesh hetim, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur ne konkluzionin se ne tregun e hidrokarbureve ne Shqipëri nuk ka konkurrence. Për rrjedhoje konsumatori shqiptare mbetet i penalizuar. Edhe pse sipas këtij autoriteti, nuk ka të dhëna konkrete se mes kompanive ne treg ka marrëveshje bashkëpunimi, serish mund te thuhet, se tregu nuk është elastik ne ndryshimet qe duhet te reflektoje, dhe se ka nje shkalle te larte përqendrimi, duke e lënë ate ne duart e pak individëve.Pas shqyrtimit të raportit të hetimit të thelluar dhe pretendimeve të palëve në seancat dëgjimore rezultoi se gjatë periudhës objekt hetimi nuk u gjetën evidenca të mjaftueshme që të provonin marrëveshje të ndaluara apo abuzimi me dominancën kolektive midis ndërmarrjeve objekt hetimi.Megjithatë konkurrenca në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve nuk është mjaftueshëm efektive për shkak të strukturave të tregut dhe rregullimit ligjor (Ligji ?Për hidrokarburet)? dhe atij nënligjor (Udhëzimet e Ministrisë së Financave dhe asaj të Energjetikës) të këtij tregu.Hetimi i realizuar nga Autoriteti i Konkurrencës, evidentoi faktin se ekzistojnë hallka të tepërta në strukturat e tregut që nuk justifikojnë vlerën e shtuar që nga importi, zonat e lira doganore, shitjet me shumicë, shitjet me pakicë, deri tek konsumatori fundor, duke shkaktuar rritjen artificiale të kostove dhe një elasticitet të çmimit mesatarisht të ulët, kryesisht kur ulet çmimi në tregun ndërkombëtar. Ne raportin e fundit autoriteti vë ne dukje se kërkohen përmirësime te këtij tregu me qellim për te ndihmuar kontrollin e abuzimeve dhe ndalimin e ketij fenomeni. Por bashkëfajtore e kësaj situate është edhe vete qeveria qe me ligjet dhe me aktet nënligjore ka renduar kostot, ndaj autoriteti sugjeron disa rekomandime. 1) Të rishikojë Ligjin nr. 8450, datë 24.02.19991 ?Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre?, duke i krijuar mundësi ndërmarrjeve që operojnë në tregun e shitjes me shumicë të eurodieselit dhe benzinës: a) të realizojnë edhe shitjen me pakicë, duke eliminuar në këtë mënyrë hallkat e tepërta në zinxhirin e tregtimit, për të mundësuar uljen e kostove të pajustifikuara ekonomike në krahasim me vlerën e shtuar të produktit; b) të ruajnë identitetin e produktit dhe të konkurrojnë nëpërmjet logos respektive tek shitësit me pakicë, për të mundësuar nxitjen e konkurrencës efektive në këtë treg. 2) Të krijojë bazën ligjore dhe infrastrukturën administrative të nevojshme, për një njësi të transparencës së çmimit të hidrokarbureve2 , në të cilën ndërmarrjet që operojnë në tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve duhet të njoftojnë në kohë reale brenda 5-15 minuta këtë njësi dhe Autoritetin e Konkurrencës për çdo ndryshim të çmimit të shitjes me shumicë. Tregu i hidrokarbureve është me i diskutuari dhe me i akuzuari per abuzi...