http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Efektivi i operacionales se policisë se Tiranës 29 vjeçari Hamez Demushi nuk do te ishte zbuluar nëse nuk do te bënte nje jete luksi qe do te binte ne sy te kolegeve te tij. Burime nga grupi hetimor kane bere me dije se ka qene kjo arsyeja qe ka shtyre strukturat e Shërbimit te Kontrollit te Brendshëm te kryenin nje hetim ndaj 29 vjeçarit, i cili se fundi ishte punonjës i patrullës se përgjithshme te komisariatit 3, por qe merrej edhe me detyra specifike qe kryente drejtoria e policisë se Tiranës. Ai njihej nga koleget si një njeri qe shpenzonte shume para dhe qe kishte makina shume te shtrenjta te cilat i ndërronte shpesh. Nuk dihet ende se sa kohe kishte qe Demushi kryente trafikun e drogës, por policia dhe Prokuroria kane te provuar kete veprimtari te paktën per gjashte muajt e fundit. Burime nga grupi hetimor kane bere me dije për Vizion Plus se te përfshire ne këtë trafik dyshohet te ketë edhe te tjerë persona për te cilët po vijojnë hetimet. Ndërkohë ka nisur edhe nje verifikim i te gjithë pasurisë se 29 vjecarit dhe familjareve te tij. Hamez Demushi u arrestua mbrëmjen e se premtes pas nje hetimi te shërbimit te kontrollit te brendshëm te Drejtorisë se Policisë se Tiranës. Sipas policisë ky person dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë në kohë dhe vende të ndryshme ka trafikuar në drejtim të Kosovës lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.Në banesën e tij policia gjeti ne cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike prej 3.6 kg e dyshuar e llojit kokainë, dhe 0.5 kg e dyshuar heroinë.