Lirohet oficeri i aksidenteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Vlorës liroi oficerin e policisë Myslym Ismailaj, i akuzuar nga Prokuroria se i beri presion shoferit Petraq Beja, per te bere dëshmi te rreme mbi aksidentin ne Lungomare, ku humbi jetën 17-vjeçari Kristi Panajotoi. Ismailaj është lene ne masën e sigurisë detyrim paraqitje, pranë shërbimit te provës. Sipas Prokurorisë, oficeri i policisë gjyqësore i kishte kërkuar shoferit 21-vjeçar, qe te pranonte se kishte probleme me shikimin. Nje deklarate e tille, shkonte ne favor te firmës ndërtuese, e cila po hetohet per mungesën e sinjalistikes ne Lungomare. 55-vjeçari Myslym Ismailaj akuzohet për shpërdorim te detyrës dhe veprime qe pengojnë zbulimin e te vërtetës si dhe ushtrim i paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike. Por gjykata nuk eshte bindur nga provat e prokurorisë, e cila kërkoi arrest me burg per policin.Te enjten, Gjykata la në burg njërin nga dy punonjësit e firmës që po kryen punimet ne Lungomare.

Share This Video


Download

  
Report form