http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas kërkesës për dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta, Partia Demokratike ka kërkuar dhe largimin e Ministrit te Brendshëm si edhe dorëzimin e tij ne Prokurori. Deklarata per dorëheqje eshte bere nga numri dy i Partisë Demokratike Arben Ristani. Ai tha se qytetaret nuk mund te pajtohen me nje ministër i cili ka heshtur per 6 muaj per nje krim te rende. Ristani i drejton akuzat edhe ndaj kryeministrit Rama duke thene se e mori pushtetin duke qene i zhytur ne krim. Arben Ristani ka nxjerre ne pah edhe njëherë nevojën e dekriminalizimit te parlamentit te cilin sipas tij opozita do ta realizoje. Ai i beri thirrje qytetareve te bashkohen ne ate qe e quan beteje me krimin e tutoreve ne pushtet.