http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë para përfundimit të afatit të faljes së kamatëvonesave të energjisë, në Vlorës janë krijuar radhe të gjata pranë sporteleve të OSHEE që në orët e para të mëngjesit. Shumë qytetarë ankohen se janë detyruar te presin shumë gjatë për të firmosur aktmarrëveshjen me OSHEE. Por në këto kushte ata thonë se e kanë të pamundur të kryejnë pagesat. Janë mijëra persona të cilët nuk kanë mbaruar punë ende me operatorin e shpërndarjes e për këtë arsye, sportelet qëndrinë të hapura deri në orët e vona të mbrëmjes. E njëjta situatë është pothuajse në të gjitha zyrat e OSHEE në vend.