Krisafi: Guvernatori duhet të vijë nga radhët e Këshillit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për ish-anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Kseonofon Krisafi, debati nëse guvernatori i bankës duhet të jetë domosdoshmërish anëtar i bordit ose mund të zgjidhet edhe jashtë tij, është i kotë. Krisafi sqaron se ligji e thotë qartë dhe nuk le hapësirë për asnjë diskutim se guvernatori është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, e që të jesh kryetar duhet të jesh patjetër anëtar. Sa i përket zgjedhjes së nje guvernatori të huaj, Krisafi thotë se edhe kjo është e përcaktuar qartë në lgij. Anëtari i këshillit mbikëqyrës i cili më pas zgjidhet guvernator duhet të jetë patjetër shtetas shqiptar. Debatet mes juristëve janë përqendruar në dy kahe, presidenca mendon se guvernatori mund të zgjidhet jashtë bordit drejtues të bankës e në këtë rast emrin e propozon presidenti dhe një pjesë tjetër thonë se duhet të jetë patjetër anëtar i tij. Në këtë rast Presidenti i propozon Kuvendit për të votuar njërin prej anëtarëve. Nëse palet bien dakord qe te zgjedhin nje guvernator te huaj, atëherë sipas eksperteve, duhet patjetër që të ndryshohet edhe ligji.

Share This Video


Download

  
Report form