http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trafiku i lëndëve narkotike në Shqipëri mbetet sërish problemi më shqetësues jo vetëm për policinë dhe prokurorinë, por edhe për Drejtorinë e Pastrimit të Parave. Në raportimin e tij në Komisionin e Sigurisë kreu i kësaj agjencie Genti Gazheli tha se gjatë vitit 2014 janë referuar 462 raste të dyshimta për pastrim parash ndërsa origjina e tyre vjen kryesisht nga trafiku i drogës. Por krahas referimeve në prokurori, hetimet e organit të akuzës për këtë vepër penale sipas Gazhelit janë shumë të ulëta. Vetëm përgjatë vitit 2014 janë nxjerrë 65 urdhra bllokimi të përkohshëm që kapin vlerën e 18 milionë eurove nga të cilat 15 milionë euro të bllokuara janë me vendim gjykate. Ndërkohë që Shqipëria nuk është më pjesë e grupit të vendeve që janë nën monitorim të vazhdueshëm për pastrim parash dhe financim të terrorizmit.