Publikohet videoja e plotë e Doshit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti Tom Doshi postoi materialin e plotë video në të cilën i dyshuari si atentatori i tij Durim Bami tregon të gjithë ngjarjen që nga kontakti i parë me Fatjon Skënderin e deri te porosia e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për të vrarë deputetët. Gjatë bisedës mes Doshit dhe Bamit ky i fundit tregon se organizimi i atentatit ishte mjaft i vështirë, por Skënderi i kishte dhënë garanci. Pas organizimit të atentatit më 21 qershor Bami tregoi dhe arsyet se pse dështoi. Sipas tij në momentin që gjithçka ishte gati plani nuk u ekzekutua pasi kishte shumë njerëz. Pas dështimit te atentatit ndaj deputetit Bami tregon dhe për atentatin e bere ndaj porositësit Fatjon Skenderi. Kjo ndodhi pasi dikush kishte treguar për atentatin ndaj Doshit . Në këtë moment dalin dhe emrat e Kryeprokurorit dhe Ish-kreut të Krimeve të Rënda. Gjatë diskutimit mes deputetit dhe 36 vjecarit flitet dhe për nje video ne te cilën është përfshire Kryetari i Kuvendit dhe qe mund te ketë qene shkak i porosisë per vrasjen e Doshit. Bami tregoi dhe per lokalin ne zonën e ish-Bllokut ku takohej Agim Rama, ish-nëndrejtori i policisë Agron Kulici, ish-kreu i Prokurorisë se Krimeve te Renda, por edhe Fatjon Skenderi. Në përfundim të videos Doshi i kërkon Bamit të bashkëpunojë me drejtësinë, por ai nuk pranon ndërkohë që shprehet i çuditur për këtë veprim të Metës pasi siç thotë ai marrëdhëniet mes tyre kanë qenë korrekte. Videoja e plotë konfirmon në themel atë version që lexoi ministri i Brendshëm, pra që pretendimet e Doshit janë bërë prezentë që herët. Në këto kushte nuk është e qartë se për çfarë palët mund ta akuzojnë më njëra-tjetrën për këtë çështje. Doshi ka publikuar edhe FOTO me pamje nga lokali ?Viva? në Bllok.

Share This Video


Download

  
Report form