Prifti dëshmon pro Doshit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per vrasjen e deputetit Tom Doshi ka patur nje skenar te miremenduar. Deklarata eshte bere kete te marte ne Prokurorinë e Krimeve te Renda nga ish-deputeti i LSI-se Dritan Prifti, i cili ishte personi i radhës qe u thirr nga grupi i hetuesve ne lidhje me vrasjen e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Sipas Priftit, organizatori i gjithë këtij skenari është kryetari i parlamentit Ilir MetaSipas Prifti, përfshirja e tij në këtë histori nga Meta është taktikë e këtij të fundit për të devijuar vëmendjen nga thelbi real i çështjes.?Ilir Meta është përpjekur shumë kohët e fundit të më përfshijë mua me bizneset private, që synojnë të largojnë vëmendjen nga akuzat se ky person ka organizuar dy vrasje. Nëse Meta kërkon të më implikojë mua, që kam mbi 2 vjet që jam tërhequr nga jeta politike, atëherë po vjen koha të rikthehem sepse në këtë vend po ndodhin gjëra të çuditshme?, ka deklaruar Prifti. Sipas Priftit, arsyeja e gjithë kësaj është urrejtja e Ilir Metës ndaj tij dhe Tom Doshit për publikimin e videos së tij.

Share This Video


Download

  
Report form