Kostandin Xhuvani dënohet 35 vjet heqje lirie - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 26

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës vendosi 35 vite heqje lirie per Kostandin Xuvanin i shpallur fajtor per vrasjen e katërfishte ne nëntor te vitit te kaluar. Gjatë vendimit, trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Tona tha se Xhuvani dënohet me burgim të përjetshëm por në zbatim të gjykimit të shkurtuar 25-vjeçari dënohet me 35 vite burg. Trupi gjykues refuzoi lirimin e tij me kusht duke pohuar se dënimi do të kryhet i plotë. Gjykata gjatë procesit kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, duke i shpëtuar kështu burgimit të përjetshëm të kërkuar disa herë nga akuza. Kostandin Xhuvani djali i ish-deputetes së Partisë socialiste Luiza Xhuvani vrau 4 persona mbrëmjen e 4 nëntorit të vitit të kaluar në ambientet e një klubi nate.

Share This Video


Download

  
Report form