http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama ka vendosur t?i japë aleatit te tij me te rëndësishëm Meta, 25% te njësive vendore ne zgjedhjet e 21 qershorit. Zyrtarizmin e marrëveshjes te dy politikanet e majte kane vendosur ta bëjnë ne selinë e Partisë Socialiste; një seli ku Meta shkel vetëm ne prag zgjedhjesh e me këtë justifikohet edhe kurioziteti i tij per ndryshimet qe pëson ambienti rreth partisë. Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta dhe ne fund Rama e Meta kane dale se bashku para medias për te njoftuar se ne 15 bashki koalicioni do te mbështesë kandidatet e LSI, por duke i njohur partisë tjetër te drejtën qe te refuzoje kandidaturat nëse i gjykon te papërshtatshme. Por te dy palët kane shmangur komentet mbi emrat e kandidateve per te cilët procesi do te mbyllet ne fund te këtij muaji, date qe i ka dhënë Metës mundësinë te risjelle ne vëmendje 1 prillin jo si ditën e gënjeshtrave, por si ditën kur PS e LSI vendosen te bashkëpunojnë 2 vjet me pare. Por ndryshe nga vitet e tjera; 3 muaj para zgjedhjeve koalicioni ende nuk ka nje kandidat për Tiranën e për këtë kryeministri ka përdorur nje shprehje standarde qe edhe mund te jete nje zonje, ndërsa ka mbyllur negociatat me aleatin me te rendesishem Rama ka paralajmëruar negociata me parti te tjera duke u pozicionuar pro një koalicioni te gjere ne këto zgjedhje. Edhe pse prej me shume se nje dekade selia e PS nuk është me selia e partisë se tij , largimi i Ilir Metës nga selia është shoqëruar me takime me njerëzit, ndërkohe qe vete kryeministri Rama ka preferuar te pije nje kafe me bashkëpunëtoret e tij, Ruci, Balla e Ahmetaj.