Durrës, alarm për bombë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Tiranës, është radha e Durrësit për të provuar ankthin e alarmeve për bomba. Fatmirësisht, pa pasoja. Ndodhi në mëngjes, në orën 7.00, pas një telefonate anonime në polici. Një pako e lidhur me natriban e me një telefon celular sipër saj, ishte vendosur në derën e Drejtorisë Arsimore të Durrësit, pranë së cilës ndodhet gjimnazi ?Hysen Çela?. Sirenat e policisë zhvendosen menjëherë nxënësit, mësuesit dhe njerëzit aty pranë. Pas izolimit të zonës, ishte radha e njësisë antieksploziv që erdhi me urgjencë nga Tirana. Nuk ishte tritol dhe ketë e provoi shpërthimi i kontrolluar. Policia po heton të zbuloje telefonuesin anonim, për të parë nëse ishte një lojë, apo një veprim i llogaritur për të përhapur panik. Të dielën, një Çante e harruar në Laprakë dhe një valixhe pranë televizionit publik ngritën në këmbë policinë e kryeqytetit. Edhe këtu, fatmirësisht ishin alarme të rreme.

Share This Video


Download

  
Report form