http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni për prerjen e kabllove ajrore te internetit po merr përmasa shqetësuesve për qytetaret te cilëve i?u është ndërprere shërbimi. Vetëm ne tre ditët e fundit, janë mbi 800 abonentët qe kane mbetur pa shërbim. Behet fjale per abonentët e kompanisë ASC, te cilët janë te shtire ne tre zona te kryeqytetit. Demi financiar deri ne këto momente arrin e 70 mije euro. Por nëse do te marrim ne konsiderate edhe prerjet ne kompanitë e tjera te kryera nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike, atëherë demi i financiar i kësaj nisme qeveritare është shume here me i larte. Agjencia e Komunikimeve Elektronike si autoriteti qe po merret me zbatimin ne praktike te kësaj nisme është ne kundërshtim te plote me ligjin, pasi ky autoritet nuk a fuqi ekzekutive. Nga ana tjeter qëllimi i prerjes se këtyre kabllove është ndërmarrë per efekte estetik te qytetit. Por paralelisht me këtë qeveria nuk ka ofruar asnjë alternative per bizneset per te orientuar investimet e tyre. Nisur nga kjo situate, bizneset janë te detyruara qe te vendosin ne rruge dhe trotuar shtylla te improvizuara me qellim shmangien e kabllove nga shtyllat ekzistuese te energjisë elektrike. Por ky fakt duket se nuk është zgjidhja e duhur pasi po dëmtohet infrastruktura rrugore. Nga ana tjetër operatoret alternative te shërbimeve elektronike i kane dërguar edhe nje letër ankese Ministrisë se Inovacionit, konkretisht zonjës Milena Harito, por kjo e fundit ka refuzuar ti përgjigjet këtij shqetësimi. Edhe pse ne takimet qe bizneset kane patur me Ministrinë e Inovacionit është arritur nje marrëveshje se per heqjen e kabllove ajrore është lenë nje afat prej 2 vitesh, me qellim marrjen e masave, AKEP ka nisur zbatimin e tij ne praktike duke shpërfillur edhe kostot e mëdha qe po krijon tek sipërmarrësit por edhe tek konsumatori i cili mbetet pa shërbim.