http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vetëm pak minuta, kjo stallë lopësh në fshatin Torrovicë të Lezhës është shkrumbuar e tëra. Zjarri i fuqishëm që përshiu stallën rreth orës 18:40 të së dielës, ka djegur të gjalla 14 lopë, 2 viça dhe 60 derra, e bashkë me to edhe gjithë bazën ushqimore që ndodhej aty. Fillimisht flakët janë shfaqur në rrjetin elektrik, si pasojë e luhatjes tensionit, më pas janë përhapur me shpejtësi. Pronari i këtij biznesi, Prend Zefi, e ka pikasur i pari zjarrin dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit dhe policinë. Por, distanca e largët e fshatit me qytetin e Lezhës ka bërë që zjarrfikësit të mbërrijnë me vonesë, duke mos patur mundësi të ndërhyjë në kohë. Pronarit i fermës thotë se dëmet janë të konsiderueshme. Ndërkohë vlera e tyre po llogaritet nga ekspertët e Shtabit të Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës