http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy linja te reja fluturimi do t?i ofrohen shqiptareve. Kompania private ?Adria Airways?? do te ofroje dy destinacionet me te kërkuarat evropiane, atë te Parisit dhe Brukselit. Fluturimi do te jete direkt kundrejt këtyre dy vendeve. Kompania do të ofrojë këto linja te reja me avion të tipi Airbus 319, dy herë në jave. Ndërsa duke nisur nga 4 qershori, këto fluturime do të shtohen ne tre herë në jave. Ne këtë ceremoni te zhvilluar ne aeroportin ?Nene Tereza? ishin te pranishëm edhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto si dhe ambasadori francez. Sipas ministrit, çmimet e biletave vitin e fundit kane rene me afro 30, ndërkohë qe ka një rritje te fluksit te këtij transporti. Gjate këtij aktiviteti, Ministri Haxhinasto tha se qeveria është ne fazën përfundimtare te negociatave me koncesionarin e aeroportit me qellim qe te hapen edhe aeroporte te tjera ne vendin tone. Një prej tyre është parashikuar te hapet ne Sarande si një pike turistike qe do te japë shtyse për turizmin ne vendin tone. Me dy linjat e reja arrin ne 22 numri i destinacioneve me të cilat lidhet aeroporti Nene Tereza.