http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve vendosi me votat e mazhorances qe te mos i dërgoje Gjykatës Kushtetuese kërkesën e PD per heqjen e mandatit te deputetit socialist Koço Kokedhima. Pas mbledhjes qe zgjati me pak se 1 ore dhe te zhvilluar me dyer te mbyllura, deputeti demokrat Arben Ristani tha se mazhoranca vendosi t?ia fshehe Gjykatës Kushtetuese shkeljet e renda te Kokedhimes. Pavarësisht vendimit te Këshillit te Mandateve, Ristani tha se ekzistojnë edhe rruge te tjera ligjore qe do te ndjeke opozita per te çuar deri ne fund betejën e saj. PD akuzon deputetin Koço Kokedhima se ka përfituar para nga fondet publike ne te paktën 150 raste, gjate kohës qe ushtron detyrën e deputetit, fakt i cili sipas tyre është shkelje flagrante e kushtetueses.