“Vendimi për Frrokun, ka vend për verifikim” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i pafajësisë për Arben Frrokun te akuzuarin per vrasjen e kryekomisarit ka vend per verifikim. Kjo ka qene përgjigja qe i është kthyer Prokurorisë se Përgjithshme nga ana e inspektoriatit te KLD-se, pas ankesës qe i është drejtuar këtij institucioni. Megjithëse i është drejtuar shkalles se dyte te gjykimit per apelim te vendimit, Prokuroria ka depozituar menjëherë edhe nje kërkese ne Këshillin e Larte te Drejtësisë. Ankesa ka te beje me faktin se nga gjykata janë marre ne mënyrë te njëanshme vetem ato elemente qe shkojnë ne favor te te pandehurit duke i shkëputur nga konteksti i plote i provave dhe fakteve. Ne përgjigjen zyrtare te ardhur nga ky institucion, pranohet se pretendimi i organit te akuzës qëndron dhe ka vend per verifikim. Per vrasjen e kryekomisarit, Prokuroria kerkoi shpalljen fajtor te Arben Frrokut dhe dënimin e tij me burgim te përjetshëm. Por kjo kërkese u hodh poshtë nga Gjykata, e cila i dha atij pafajësinë pas 18 muajsh qëndrim ne qeli. Vendimi u dha nga nje pesëshe gjyqtaresh te kryesuar nga Dritan Hallunaj. Ky i fundit është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit te Larte te Drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form