http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërndarjen e lejeve të legalizimeve në Tiranë, kryeministri Edi Rama e përdori më shumë për t?i bërë reklamë kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e kryeqytetit. Vota shkon dëm, nëse votohet kandidati i opozitës, tha kreu i qeverisë. Rama tha se në 4 vjet, kryebashkiaku aktual Lulzim Basha, nuk solli asnjë ndryshim qytetit. Kandidati i mazhorancës Erion Veliaj, tha se qyteti nuk do të i të gjithëve, pa dallime krahinore. Por, kryeministri nuk e kaloi pa batutë fjalën e Veliajt. Jo pa shpoti, duke folur për procesin e legalizimeve, deputeti Pandeli Majko, iu drejtua kryeministrit Rama. Gjatë kësaj ceremonie u shpërndanë 1001 leje legalizimesh. Vetëm gjatë një vitit, Kryeministri tha se u legalizuan 25 mijë ndërtime pa leje.