Nishani-Erdogan: Paqe e dialog në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vizitën e parë në Shqipëri si President i Tuqisë, Rexhep Taip Erdogan u prit me një ceremoni të posaçme nga homologu Bujar Nishani. Presidentet dëgjuan edhe himnet e të dy vendeve. Ceremonia e pritjes u pasua nga një takim kokë më kokë, mes dy delegacioneve. Përtej bisedimeve për bashkëpunimin dypalësh, presidentet i dhanë mesazhet më të rëndësishme gjatë konferencës për shtyp, e duke u fokusuar tek Maqedonia. I qartë në mesazhin e tij, Presidenti Erdogan, kërkoi sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vendin fqinj. Kriza në Maqedoni, nuk ishte i vetmi shqetësim për krerët e dy shteteve. Nishani dhe Erdogan deklaruan se lufta kundër terrorit është një mision që duhet përmbushur për të mundur të keqen. Bashkëpunimi mes dy vendeve u vlerësua si shumë pozitive. Dhe për ta forcuar më tej ketë konstatim, delegacionet nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Share This Video


Download

  
Report form