6 vjet pas vizitës së fundit si kryeministër, Rexhep Taip Erdogan rikthehet për vizitë zyrtare në Shqipëri, këtë herë si President i shtetit turk. Udhëheqësi i Turqisë dha dy mesazhe në takimin me homologun shqiptar, Bujar Nishani; të parin për Shqipërinë, për rritjen e shkëmbimeve tregtare me vendin e tij, dhe të dytin për Maqedoninë.