Gjashtë vjet pas vizitës së fundit si kryeministër, Recep Taip Erdogan është rikthyer për vizitë zyrtare në Shqipëri, këtë herë si presidenti i Shtetit turk. Duke e nisur vizitën në Tiranë me nënvizimin se, ndihet si në shtëpinë e tij të dytë, presidenti turk e shfrytëzoi këtë mundësi për të folur jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e Europën.