http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo i cilëson ngjarjet e ndodhura ne Kumanove, një inskenim i vete qeverise maqedonase dhe shërbimit sekret. Duke komentuar zhvillimet e fundit, Milo thotë se qeveria ka përdoruar kartën etnike me qellim qe te tërheqë vëmendjen nga situata politike ne vend. Duke dënuar ashpër deklarimet e ish-Ministres se Brendshme, Milo thotë se është detyre e Tiranës zyrtare qe te kërkoje respektimin e te drejtave te shqiptareve kudo ata ndodhen. Të shtunën, kryeministri Rama dhe kreu i kuvendit Meta, zhvilluan në Pogradec takime të ndara me liderët e partive shqiptarëve në Maqedoni Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.