“Pas 21 qershorit, zgjidhim të gjitha problemet” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëgjesa e radhës e Halim Kosovës ishte ajo me banorët e Sharrës. Kandidati i mazhorances ka thëne se e sheh bashkinë si vend për të zgjidhur problemet e qytetarëve, jo për të bërë karrierë politike.?Ju e keni parë që të qënit kryetar partie dhe kryetar bashkie është e pamundur sepse përveç se tu përgjigjesh qytetarëve te Tiranës duhet të kujdesesh dhe për ata nëpër të gjitha rrethet. Rrethanat kanë qënë të tilla që kryetarët e Bashkive u vunë në të tilla kushte, ndërsa unë s?do të kem asnjë impenjim tjetër përveç se t?u shërbejë juve sepse nuk është hera e parë që më propozohet Bashkia, por herë të tjera s?jam ndjerë gati ta marr përsipër një detyrë të tillë. Parimi është ky, kurrë një njeri s?mund të drejtojë 3 mln qytetarë kur në jetën e tij s?është marr vesh në shtëpi me tre apo katër vetë. Ky është parimi im, rregullo punët në familje, mbaro të gjitha detyrimet e pastaj dil në rrugë me ju shërbyer qytetarëve ndryshe s?ke dale për punë?, tha Halim Kosova.Problemi kryesor që kanë banorët e kësaj zone është mungesa e uji. Sipas tyre, deri më tani është premtuar shumë, por ende nuk është bërë asgjë.?Në qoftë se unë them, ju 1 milionë qytetarët e Tiranës e keni derën hapur? kjo është një rrenë të cilën s?duhet ta besoni, por nëse administratorët e zonave nuk do të jenë të aftë të mbarojnë punë, do jenë të korruptuar e do vënë kushte për përmbushjen e një detyre, të jeni të bindur se do ta marr vesh më shpejt se ju që do e keni në kurriz. Nëse ti jep frymën e mospajtimit me abuzimin gjërat do ndryshojnë shumë shpejt?, thotë Kosova.Pasi është njohur me të gjithë problemet e kësaj zone Halim Kosova u premtoi banorëve, se do tu japë zgjidhje të gjitha problemeve, pas 21 qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form