Cipras: Zgjidhim problemet me Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri grek Aleksis Cipras është shprehur i gatshëm të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet me Shqipërinë, pa cenuar interesat kombëtare të Greqisë.Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Cipras u fokusua te politika e jashtme, duke theksuar se roli i Greqisë është stabiliteti në rajon.?Përpiqemi të zgjidhim mosmarrëveshjet me fqinjët, me Shqipërinë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë pa u tërhequr nga pozitat tona kombëtare dhe ndjenjat e përgjegjësisë kombëtare. Greqia si forcë stabiliteti dhe demokracie në rajon, është protagoniste e kësaj përpjekjeje per të siguruar një mjedis të fqinjësinë së mirë bashkëpunimi dhe respektimi.?
Kryeministri grek u ndal edhe te marrëdhëniet e tensionuara GreqiTurqi, ku u shpreh se Greqia as nuk kërcënon dhe as nuk frikësohet nga asnjë.Gjithashtu, ai kërkoi bashkëpunimin e opozitës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët në mbrojtje të interesave kombëtare.Në muajt në vijim pritet një vizitë e Kryeministrit Cipras në Tiranë me qëllim nënshkrimin e një pakti strategjik për bashkëpunimin dhe fqinjësinë të mire. Por mesa duket Greqia nuk do të tolerojë asnjë pike të bisedimeve

Share This Video


Download

  
Report form