Ndërtuesit: Takime me kandidatët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtimi është sektori i cili nuk po e merr veten, për shkak te krizës ne te cilën është përfshirë qe prej vitit 2010. Ky fakt ka detyruar shoqatën e ndërtuesve, qe ne me nisjen e fushatës, t?i dërgoje një shkrese zyrtare te gjithë kandidateve për kryetar bashkie, për t?u njohur me programin e tyre, lidhur me vizionin qe ata kane për këtë sektor. Për ndërtuesit, vetëm një bashkëpunim mes sipërmarrësve dhe pushtetit lokal, do t?i sjelle me shume te mira territorit. Ndaj shoqata e ndërtuesve ne fokus te takimeve qe do te zhvillojë me kandidatet, do te ketë zhvillimin e këtij sektori, ne drejtim te ndërtimit te objekteve, kryesisht për banim. Por jo me mbrapa, do te mbetet edhe procesi i hipotekimit te pallateve, një premtim ky, i cili nuk është realizuar gjate këtij katërvjeçari ne Bashkinë e Tiranës. Kriza ne sektorin e ndërtimit, nuk po njeh kufi, sipas te dhënave nga INSTAT, vetëm ne vitin 2014, falimentuan rreth 244 kompani ndërtimi. Ne total, numri i firma aktive ne këtë sektor arri ne rreth 4600.

Share This Video


Download

  
Report form