http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm për popullaritetin që Erion Braçe ka në Divjakë. Ndaj deklaratën e tij në prezantimin e kandidatëve për këshillin bashkiak, Rama e nisi me nje batutë ndaj tij. Banorëve të Divjakës, kreu i qeverisë u tha se qeveria do të vëre në dispozicion një fond prej 100 milionë dollarësh, me qëllim mbështetje për zhvillimin e bujqësisë. Ashtu si në takime të tjera, Kryeministri Rama ka kërkuar presionin e grave ndaj burrave të tyre, që më 21 qershor të votojnë për të majtën. As këtu nuk ka munguar batuta. Kandidati për kryetar të Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u shpreh se investimet e nisura nga qeveria do të pasohen nga të tjera, me qëllim rritjen e turizmit dhe zhvillimit të Divjakës.