Rama: Qeveria mbështet bujqësinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar një vizite në një fabrikë që eksporton në tregun hollandez, anglez e gjerman, për të theksuar mbështetjen për sektorin e bujqësisë.Kjo fabrikë në zonën e Kavajës ka përfituar 10 milion lekë nga fondi i programit për bujqesinë dhe i ka shërbyer si shembull shefit të ekzekutivit për të ilustruar vullnetin e qeverisë për të mbështetur çdo nismë për produkte të destinuara për eksport.?Fuqizimi juaj është shtim i kapaciteteve prodhuese të atyre që kanë nga 2 dynym dhe nuk është nevoja me bashku tokat në mënyrë mekanike, por me i bashku me interes, që, shkoni, bëni kontratat, secili bën punën te pjesa vet, me të njëjtën farë, me të njëjtën teknologji, me të njëjtat kushte, etj., etj.. Kjo është bujqësia që duam ne, se ajo bujqësia tjetër me shpërnda lekë kot, hidh lekë gjithandej dhe kur vinte puna në fund asnjë s?ishte i kënaqur e të gjithë vetëm mbijetojnë, nuk funksionon. Kështu që ne do ju mbështesim shumë fort. E kemi objektiv, jo vetëm eksportin e prodhimeve të freskëta, apo të përpunuara në këtë nivel, por edhe agropërpunimin këtu.?Me pas kryeministri Rama ka vizituar edhe një qender shëndetsore në Durrës. Kjo qendër u shërben 20 mijë banorëve të zonës dhe është rikonstruktuar për here të parë pas 35 vjetësh.

Share This Video


Download

  
Report form