Forumi Ekonomik i Vjenës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Tirana, liderët e rajonit i dërguan një mesazh të qartë Europës. Financime për zhvillimin ekonomin, përndryshe paqja dhe stabiliteti ende i brishtë në rajon, mund të cenohet seriozisht, tha kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nuk kërkohen para për qeveritë, por për projekte që do të çojnë përmirësojnë situatën në rajon. Të njëjtin apel institucioneve të Bashkimit Europian, bëri edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe krerët e tjerë të qeverive të Ballkanit. Zhvillimi afron më tepër rajonin me Bashkimin Europian, tha ai. Në një klimë të ç?tensionuar, ku të gjithë theksojnë bashkëpunimin mes vendeve, kreu i qeverisë së Kosovës, theksoi rëndësinë e përmirësimit të raporteve mes vendeve. Situata e vështirë në Maqedoni nuk u përmend për asnjë moment nga kryeministri Nikolla Gruevski. Edhe pse jo drejtpërdrejt, duket se ai iu referuar kryeministrit Rama, kur tha se duhet kujdes me deklaratat e liderëve. I vetmi që përmendi konfliktin e Kumanovës, ishte Milo Gjikanoviç. Kryeministri malazez, foli për kapërcim të gjendjes së tensionuar atje. Forumi ekonomik i Vjenës, i paraprin takimit që krerët e qeverive të rajonit do të zhvillojnë në muajin gusht në kryeqytetin e Austrisë, me pjesëmarrjen e kancelares gjermane Angela Merkel.

Share This Video


Download

  
Report form