Maqedoni, rrezikohet takimi i Vjenës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa ndërkombëtaret kane ftuar krerët e katër partive kryesore ne Maqedoni ne nje takim ne Vjenë per kapërcimet e krizes, prania e te gjithë liderëve ne te është ne pikëpyetje. Kreu i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti ndonëse tha se nuk mund t?i shmanget ftesës së komisionerit per Zgjerimin Hahn, shtoi se pret vendimin e forcave te tjera. ?Nuk do dëshiroja që të na përsëritet Brukseli, të takohemi dhe më pas të kthehemi kokulur pa arritur ndonjë marrëveshje. Pas vendimit të papërgjegjshëm të Ivanovit, duhet menduar si do shkojmë në Vjenë dhe si do kthemi nga Vjena?, tha Ahmeti. Nga partia tjeter shqiptare PDSH nuk ka ende asnje deklarate, nëse Menduh Thaçi do të jete i pranishëm ne takim. Ndërsa kryetari i LSDM, Zoran Zaev e ka kushtëzuar pjesëmarrjen me anulimin e vendimit te presidentit per faljen e personave nen hetim dhe me shtyrjen e dates se zgjedhjeve pertej 5 qershorit. LSDM nuk mund të ulet sërish në tryezë bisedimesh, pasi VMRO-DPMNE-ja bashkë me presidentin Ivanov varrosën Marrëveshjen e Përzhinës. E respektojmë iniciativën e eurodeputetëve dhe komisionarit Hahn për organizimin e takimit të liderëve nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës në Vjenë, por Ivanov duhet te të tërheq të gjitha vendimet e turpshme për falje dhe të mblidhet kuvendi me qëllim tërheqjen e vendimit per zgjedhje. VMRO DPMNE-ja është partia e vetme që deri tani ka konfirmuar pjesëmarrjen ne takim, por pa saktësuar nëse atje do te jete kryetari Gruevski.Ambasadori i BE ne Shkup u takua me presidentin Ivanov ku e beri te qarte se me vendimin e tij zhvlerësohet sundimi i se drejtës dhe rrezikohet integrimi i vendit. Prej ditësh, qytetaret kane dale ne protesta dhe kërkojnë tërheqjen e vendimit të presidentit.

Share This Video


Download

  
Report form